Mijëra përdoruesve u grabiten çdo ditë fjalëkalimet për profilet e tyre në platformat Facebook, Instagram, Twitter, Google, Apple. Por mos u shqetësoni, pasi rimarrja e tyre është e mundur në rast se reagoni shpejt dhe duke përdorur metodat dhe kanalet zyrtare të disponueshme nga platforma përkatëse.

Shenjat që sugjerojnë se llogaria është hakeruar janë përgjithësisht këto: përmbajtje të pazakonta të publikuara automatikisht si foto, video ose histori shpesh me qëllime të këqija, shtimi i miqve ose kontakteve të panjohura; ndryshimi i e-mailit apo emrit të përdoruesit;njoftimet mbi qasjen nga pajisje apo vendndodhje të panjohura; mesazhe private të ngjashme me linqet mashtruese që i janë dërguar miqve tuaj.

Veprimi i menjëhershëm mund të shmangë problemet më të rënda. Prandaj nëse i vini re këto shenja, atëherë është mirë që të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin. Por nëse kjo nuk është më e mundur, atëherë duhet të shkoni tek shërbimi ndihmës. Pjesa më e madhe që kanë rënë viktimë e këtij fenomeni heqin dorë menjëherë duke menduar se nuk ka më asgjë për të bërë. Në fakt, ka ende mundësi që të rikuperoni llogarinë tuaj në këto rrjete sociale.

Si të rikuperoni një llogari të hakeruar në Facebook

Në platformën Facebook, ekziston një faqe e veçantë për llogaritë e hakeruara, ku ju duhet të vendosni e-mailin apo numrin e telefonit dhe të tregoni fjalëkalimet e fundit që keni përdorur. Nëse nuk e keni këtë informacion, atëherë keni mundësi të kaloni midis pajisjeve më të përdorura për qasje, e kombinuar me vendndodhjet gjeografike dhe nga ngarkimi i dokumenteve të identitetit.

Si të rikuperoni një llogari të hakeruar në Instagram

Siç shpjegohet edhe në faqen e mbështetjes teknike, Instagram ofron metoda të ndryshme në rast se ju nuk mundeni që të rivendosni më fjalëkalimin tuaj. Nga aplikacioni Android apo iPhone, klikoni mbi opsionin “Kërko Ndihmë”, më pas në opsionin “Identifikohu”: futni  emrin e përdoruesit, e-mailin ose numrin e telefonit, dhe ri-klikoni mbi të. Nëse nuk e rivendosni dot fjalëkalimin, do t’iu dërgohet një kod i ri sigurie i dërguar me e-mail apo me një mesazh me tekst në telefonin tuaj celular.

Rikuperimi i një llogarie të hakeruar në Twitter

Edhe platforma Twitter ka gjithashtu një seksion të veçantë ku ju mund të provonin të rikuperoni llogarinë tuaj të hakeruar. Në këtë rast do të jetë e nevojshme të futni sa më shumë informacione që të jetë e mundur, për të vërtetuar se jeni ju pronarët legjitimë dhe në mënyrë që të rivendosni fjalëkalimin e ri.

Rikuperimi i një llogarie të hakeruar të Apple

Për të rifituar qasje tek një Apple Id, mund të përfitoni nga aplikacioni Apple Support në një pajisje Apple që mund ta huazoni nga një mik. Ose mund të ndiqni procedurën më të gjatë të rivendosjes së fjalëkalimit nga ueb-i, dhe kjo do të kërkojë kalimin e nevojshëm nga një pajisje e regjistruar më parë. Por mund të jetë më efektive të kaloni nga ndihma e drejtpërdrejtë ose telefonike tek portali i mbështetjes së Apple dhe prej andej zgjidhni temën Apple ID dhe opsionet “Shqetësimet mbi sigurinë” ose “Llogari e komprometuar”.

Si të rikuperoni një llogari të hakeruar të Google

Rifitimi i qasjes në një llogari në Google, është në fakt një lloj rrugëtimi në krahun e kundërt me atë të ndjekur nga sulmuesi, që ka të ngjarë të dëmtojë të gjitha “dyert” e mundshme të hyrjes në llogarinë tuaj. Procesi rikuperimit nis me rivendosjen e fjalëkalimit, dhe nga ai moment është e mundur të provoni se jeni pronarët legjitimë duke treguar fjalëkalimin e mëparshëm, e-mailin ose numrin e telefonit të lidhur me të, deri tek të dhënat e ndryshme personale që mund të tregohen në profilin tuaj.

Si rikuperohet një llogari e vjedhur në TikTok

Ka disa mënyra që mund të provohen për të rikuperuar llogarinë e hakuar në TikTok, dhe kjo shpjegohet në faqen përkatëse. Ju mund të kontaktoni për ndihmë përmes e-mailit [email protected]. Atje mund të kërkoni ndihmë duke plotësuar formularin ose nëse profili mund të hapet ende, duke klikuar në 3 pikat lart djathtas, dhe më pas opsionin  “Cilësimet dhe Privatësia” dhe “Raporto një Problem”.

Si të mbroheni nga sulme të tilla

Parandalimi është në çdo rast më i mirë sesa rikuperimi i qasjes pas një hakerimi, ndaj përpiquni që ta bëni sa më të vështirë një sulm të tillë. Mos klikoni asnjëherë linqe jo të besueshme nga mesazhet që ju vijnë, dhe mos bini asnjëherë në  grackën e një “miku” që ju kërkon verifikimin e kodit.

Është mirë që ta mbroni llogarinë tuaj përmes një qasjeje me dy faktorë, duke menduar me kujdes fjalëkalime komplekse që janë që të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe duke shmangur sa më shumë aksesin me Apple ID ose Google (ose Facebook ose Twitter) në sajte, aplikacione ose shërbime që nuk i njihni mirë.