Shqipëria do të lua jë këtë të diel ndaj Kazakistanit në “Air Albania”, ora 18:00 ndeshjen e parafundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Teksa synimi është fitorja dhe vendi i parë, trajneri Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente dhe për këtë është provuar një formacion me lojtarët që kanë ofruar më së shumti garanci deri tani.

Nga sa është provuar në stërvitjet e kryera në Durrës, ka nga një dilemë për secilin repart.

FORMACIONI

Teksa në portë Berisha është i sigurt, përpara tij pritet treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Nga krahët është dilema e parë. Doka ka dhënë garanci për një fanellë titullari dhe në të majtë projektohet Hysaj.

Mirëpo, deri në moment të fundit, mund t’i kërkohet Uzunit ta bëjë fashën e majtë dhe Hysaj të spostohet në të djathtë. Në mesfushë, rikthehet dyshja Abrashi dhe Memushaj. Për rolin para mbrojtjes në qendër, pritet një mes Ramadanit dhe Gjasulës, me këtë të fundit më të avantazhuar.

 

Në sulm, provat kanë qenë me Cikalleshi-Manaj ose Uzuni në vend të këtij të fundit. Sigurisht, për pozicionin e beratasit nuk ka dilema nga forma e tij, por nga mëdyshjet për rolin e anësorit të majtë.

Me asist dhe gol futbollisti i Ferencvaroshit “imponohet” në formacion. Kësisoj, me Memushajn, Gjasulën, Abrashin e Cikalleshin, trajneri i beson “gardës së vjetër” dhe lojtarëve me eksperiencë, kur dihet tanimë se në këto dy ndeshje synohen gjashtë pikë, për të pritur më pas një ndalesë të Lituanisë, si llogari të nevojshme për të dalë në krye të grupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu