Dita e sotme do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës në të gjithë territorin shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.