Nga Skerdjan Dhuli

Sandër Lleshi, një njeri që në karrierën e tij njihet vetëm për lëpirjet ndaj eprorëve për të fituar poste e grada, një ditë e pa veten Ministër të Brendshëm. Ishte i fundit që i kishte mbetur Ramës pa e përdorur si kamikaz.

Mirëpo provinciali mendor me emrin Sandër e nxorri kokën shpejtë dhe sapo ju dha mundësia të propozojë një ligj, e nisi me propozimin për barazvlefshmërinë e gradave ne Ushtri me ato në Polici. Dmth, ti marrim nga Ushtria shokët e Sandrit, shërbëtor memecë e servilë si ai, e ti pllakosim në Polici ne poste te larta drejtuese.

Pse u bë kjo?

Sepse Lleshi me emrin Sandër i urrente policët dhe donte që urrejtjen e përjetshme mbi policinë ta përkthente ne poshtërim duke i drejtuar me ushtarakë të sojit të tij mendor, politik apo mental. (Edhe selektime të tjera, po nuk thuhen për arsye etike) Sigurisht që kjo nismë dështoi dhe këtu Sandrit ju shtua urrejtja për policët.

Për këtë arsye ai vendosi qe ata ti nëpërkëmte duke ju emëruar befelët e tij të sojit Gjovalin Loka me shokë për ti pasur nën tutelë të shumëurryerit prej tij. Por koha është ilaçi më i mirë dhe Sandri dje urrejtjen ndaj Policëve e lëshoi në Parlament duke mos i mbajtur dot emocionet prej histerkiku krejtë e kundërta me ushtarakun gjakftohtë që duhet të ishte.

“Polic ke qenë e Polic ke mbetur” tha Lleshi me gojë helm. Sepse për të Polici është një njeri i rëndomtë, injorant, i pambajtur, i padëgjueshëm e i palexuar. Për të, Polici është qënia më e fundit në rangun shoqëror. Ndaj edhe kamikazi Llesh dje e lëshoi gojën në mënyrë Spiropaleske. E megjithatë, ai tha të vërtetën sic e mendon. Ai Policin e ka urryer gjithë jetën dhe nuk ka si ti dojë dot kur i afrohet të 60.

Nëse do isha Polic, sot do ja hidhja surratit kapelen dhe do ikja në sekondë nga Policia.

Nëse do kishim kryeministër serioz, do e kishte shkarkuar në atë sekondë histerikun e tij të mbuluar me urrejtje, kapterin Sandër që nuk u bë dot as Llesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu