Vendi ynë parashikohet që në pjesën më të madhe të ditës së sotme të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Gjithashtu dhe zonat lindore do të jenë kryesisht në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa zonat veriore gjatë paradites do të jenë me kthjellime, por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.