Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka lajmëruar sot se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet në 17 shkurt.

‘Konferenca për Shqipërinë do jetë më 17 shkurt, pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri.

Do përpiqemi ta ndihmojmë për rindërtim pas pasojave të tmerrshme të tërmetit’, tha presidentja e Komisionit Europian, duke folur për tërmetin e 26 nëntorit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve në Durrës dhe Thumanë.

Duke folur për negociatat e anëtaresimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, presidentja e KE beri thirrje që të dyja vendet të plotesojnë kushtet ndërsa shprehu besim se ‘do te kemi sukses’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu