Frekuencat radio të përdorura nga telefonat celularë ka të ngjarë të ndryshojnë prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ritmin 24-orësh të trupit.

Në këtë përfundim arritën shkencëtarët suedezë dhe amerikanë, të cilët studiuan efektin e celularëve në gjumë.

Ata studiuan 70 persona të moshës 18-45 vjeç të cilët u ndanë në dy grupe. Në njërin grup ata ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik të barabartë me celularin e tyre para se të shkonin në shtrat, ndërsa në grupin tjetër ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit virtual.

Asnjë grup nuk e dinte nëse ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit normal apo virtual. Studiuesit regjistruan simptomat e të gjithë pjesëmarrësve gjatë gjumit. Ata zbuluan se ekspozimi për 3 orë në 884 MHz shkaktoi simptoma të dukshme dhe ndryshime në elektroencefalogram gjatë gjumit.
Studiuesit pranuan se informacioni ishte i pakët për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, por shtuan se studimet më të mëdha kishin zbuluar se përdorimi i celularit nuk kishte një efekt afatshkurtër në tru.