Pronari i gurores në Gjirokastër ku një ditë më parë u pre me sharrë një punëtor 35 vjeç është vënë në pranga. Mësohet se Q.B është arrestuar dhe akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

Punonjësi Menti Çobo me origjinë nga Berati u pre me sharrë gjatë kohës që po punonte në guroren në pronësi të Q.B.

Çobo mesa duket punonte pa masa mbrojtëse.

Njoftimi i policisë Gjirokastër.

Arrestohet administratori i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari.

Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Q.B., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ky shtetas ishte administrator dhe drejtues teknik i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari M.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu