Mbante armë të ftohtë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari nga Tepelena.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 22 vjeç banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMW”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu