Italia ka ndjekur linjën e BE-së për hapjen e kufijve. Mësohet se prej ditës së nesërme do të lejohet lëvizja e lirë në listën prej 14 vendetsh extra Schengen, të cilat janë vendosur nga BE dhe konsiderohen si vende “të sigurta”.

Në këtë listë nuk është përfshirë Shqipëria, që do të thotë se kufijtë nuk do të hapen me vendin tonë, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ndërsa sqarohet se hyrja në territorin e shtetit fqinj do të lejohet edhe për ata që udhëtojnë nga venda extra Schengen për motive studimi.

Motivi i studimi i bashkohet 3 motiveve të tjera; për punë, për kujdes shëndetësor e për urgjencë absolute.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu