Kufizimeve nga Covid-19 me sa duket po u vjen fundi dhe të gjitha shtetet po fillojnë të hapin sezonin turistik.

Duke nisur nga 16 maji, të gjithë ata shtetas nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të zonës “Schengen” që hyjnë në Itali nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës. Nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë të cilët kanë për destinacion Italinë.

Kjo është ajo çka kërkohet nga një urdhëresë e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nuk do të izolohen as ata që hyjnë nga Britania e Madhe dhe Izraeli, të cilët po ashtu duhet të paraqesin një tampon se rezultojnë negativë ndaj COVID-19.

Masat kufizuese do të jenë në fuqi për ata që vijnë nga Brazili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu