Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë e zënkës një prej shqiptarëve ka përfunduar në spital me vesh të prerë.

Ngjarja ndodhi pasi sherri masiv mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së martës në San Bonico, në Piacenza.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit të dhunshëm mes shqiptarëve, apo se si përfundoi personi i plagosur me veshin e prerë.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë e cila ka bërë shoqërimin e dy personave.

I dëmtuari është transportuar në spital nga ekipet e shpëtimit dhe ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.