Lihet në arrest shtëpie edhe administratori i pronave të Henri Çilit. Seanca për Betim Shkupin u mbajt sot në Gjykatën e Përmetit nga gjyqtari Pëllumb Vebiu.

Administraori i Universitetit Europian të Tiranës, u nda nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani” pasi gjyqtari Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin.

Dje në një seancë që zgjati për më shumë se 9 orë, u lirua Henri Çili, botuesi i njohur dhe pronar i UET-së, me masë “detyrim paraqitje”.

Ndërsa u lanë në arrest shtëpie të akuzuarit si bashkëpunëtor të tij, juristi i UET-së, Ilir Korbi.

Po ashtu në burg u la edhe Besnik Fishta, vëllai i biznesmenit dhe ndërtuesit nga Shkodra Sait Fishta. Ky i fundit do të njihet me masën e sigurisë në ambientet e spitalit ku u shtrua pasii shfaqi probleme shëndetësore pas arrestimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu