Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Dhivër në Finiq, paraditen e sotme.

Ai kishte humbur kontaktet me familjarët që prej së dielësm dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.