Inspektoriati Shendetesor Shteteror ne Gjirokaster, ka mbyllur dje ne mbremje dhe sot aktivitetet e 8 klasave private qe funksionojne per gjuhen angleze dhe lenden e matematikes.

Te tete klasat kane qene te populluara me nga 20-30 nxenes te moshave 15-19 vjec dhe funksiononin duke mos marre parasysh urdheresat e dala nga qeveria shqiptare per evitimin e grumbullimit te njerezve ne vende te mbyllura.

Sipas kreut te ISHSH Edi Sinojmeri po punohet intensivisht per zbatueshmerine e urdheresave dhe ne kete kuader inspektoret e ISHSH jane ne terren per te identifikuar raste te tilla dhe lene detyra afatshkurtera per te permbushur detyrat e lena. Sipas zotit Sinojmeri para 20 minutave i’u eshte lene afat te gjithe operatoreve te linjave te brendshme urbane ne Gjirokaster, Tepelene e Permet per dizinfektimin e aitobuzeve brenda dites se sotme ne te kundert do te operohet sipas urdheresave ne fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu