Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, nuk ndalet në evidentimin e rasteve kundër rregullave që kanë ndërmarrë autoritetet në kuadër të masave anti Coronavirus.

Tre subjekte janë gjobitur mesditën e sotme me gjoba që arrijnë vlerën e 10 milionë lekëve.

Një bar kafe në lagjen Kordhocë në fshatin Lazarat është gjobitur me 10 milionë lekë pasi ofronte shërbim për klientët e vetë. Krahas këtij lokali edhe një restorant tek Ura e Lumit është gjobitur po me 10 milionë lekë nga inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror të Gjirokastrës.

Masat administrative nuk kanë munguar as për farmacitë që operojnë në Tepelenë. Kështu sot është gjobitur me 500 mijë lek një farmaci në këtë qytet pasi nuk funksiononte me masa mbrojtëse që janë të përcaktuara nga direktivat që kanë ndërmarrë autoritetet dhe që janë të zbatueshme.

Për kreun e ISHSH Edi Sinojmeri inspektimet nuk do të mungojnë në asnjë orë të ditës me qëllim që qytetarët të ndihen të sigurtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu