Në kuadër të operacionit “Coin” u kap 29-vjeçari A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier.

Për të riun, Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Kurse, gjatë operacionit “Vilanova” u kap 23-vjeçari R. T., banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Dy të rinjtë u arrestuan provizorisht me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.