Ish- zëvendës ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka treguar si do të sillej ajo nëse do të ishte në vend të Tabaku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Duke publikuar dokumente për koston e djegies së mbetjeve, Beqiraj thotë se kosotja shkon mesatarisht në 134 euro/ton. Ajo thotë se në vitin 2014 në e Copenhagen është mbyllur një djegës që ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte në ajër gazra të dëmshëm.

Reagimi i plotë:

Nese do te isha ne vend te Tabakut !
Nese sot do te isha ne vend te Tabakut e cila eshte ekonomiste si une , sot Kryeministrit si njeriu qe merret me politike- berjen do ti beja vetem nje koment edhe nje pyetje.
Djegja eshte nje nga proceset me te shtrenjta te trajtimit te mbetjeve . Mesatarisht kostot per djegien e nje ton mbetje ne 2001 ishin 71 euro, ( sipas studimeve europiane) . Sot per shkak te investimeve ne teknologji te perparuara eshte mesatarisht 134 euro . Pjesen dermuese te kostos se larte te djegies e zene elementet e mbrojtjes se ambientit .
Madje ne 2014 ne Copenhagen eshte mbyllur nje djeges qe ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte ne ajer gazra te demshem .
Pyetja eshte si ka mundesi qe kosto e djegjes del 51 euro ne 2017( kosto totale e paraqitur nga koncensionari) ? A ka gjetur Zoto ndonje metode, teknologji te lire qe mbron edhe ambjentin ? Apo?
Une si e majte besoj tek e para! Padyshim si shqiptar altruist, I vene nen presionin e politikaneve skrupuloz , Zoto u lodh dhe koken e perpoqi per te gjetur nje teknologji te sigurt per shendetin tone por edhe te lire .
Per kete arsye jam optimiste edhe mendoj qe ka ardhur koha tua paraqesim europianeve si gjetje, si patente, me kete rast nuk lodhen as gjermanet e GIZ duke na dhene mend !!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu