Mladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar në vitet 2016-2017 ekipin e Luftëtarit është përzgjedhur si trajneri më i mire për vitin 2020 në kampionatin malazez te futbollit.

Trajneri sërb në nëntor të vitit të kaluar mori në duar frenat e skuadrës së Buduçnostit, me të cilën sezonin e shkuar meritoi titullin e kampiones në futbollin malazez.

Ky sukses e ka shndërruar atë në trajnerin më të mirë në vendit fqinj.

Milinkoviç mori 38 vota nga kolegët dhe kapitenët e ekipeve, duke qenë i shkëputur nga pjesa tjetër e trajnerëve kandidatë.

Kujtojme qe Mladen Milinkovic gezon edhe titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastres pas suksesit te arritur me Luftetarin ne periudhen e arte te tij 2016-2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu