Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Arben Malaj, e quan një lajm të turpshëm, atë të mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Malaj shkruan në një postim në rrjetet sociale, se as Partia Komuniste e Kinës, që përfaqëson 1.4 miliardë banorë, nuk i ka shkuar derimë tani në mendje që të mbajë Kongres në ambientet e stadiumit, ndërsa shton se kjo është një situatë kritike sesi abuzohen besimi nga përfaqësuesit e popullit.

Ja postimi i plotë i Malajt:

Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve që nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve të perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.

Janë ftuar vetëm për të degjuar dhe duar trokitur me ovacione?

Kongres të jashtezakonshem në stadium??

I pa nevojshëm dhe turpëronjese për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm.

As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut – nuk kane mbritur deri këtu.

Edhe partia komuniste e Kinës që përfaqeson 1.4 miliardë banorë nuk ka bërë deri sot kongres partie në stadiume.

Si ka mundesi që Rilindja që “përfaqeson” një popullesi në tkurje me më pak se 3 miljon banore, bën kongres të jashtezakonshëm në stadium?!

Keqardhje për situaten kritike ku ka arritur nënshtrimi i verbër i “perfaqësuesve” të popullit dhe të partisë ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, të babezitur, të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët.

Këta oligarkë po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina që i lëvizin sipas interesave të tyre për përfitime abuzive dhe varfëronjëse për shqiptarët.

Në këtë rast vlen më shumë se kurrë mësimi që presidenti Jefferson i jepte djalit të tij se në jetë ka edhe fitore turpëronjese.

Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.

Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria – jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu