Ish-ministri i Financave, Arben Malaj shprehet se dy mandate të Edi Ramës në pushtet janë të mjaftueshme për të kuptuar se ai dështoi me sukses. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Malaj shprehet se në zgjedhjet e ardhshme Edi Rama nuk ka asgjë për të ofruar për PS dhe të majtë. Sipas tij, fushata e Ramës në 2021 do të jetë për mbrojtjen e korrupsionit qeveritar dhe kapjen e shtetit.

Ish-ministri shprehet se votimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetues do të penalizojë integrimin e Shqipërisë në BE. Malaj thotë se është e turpshme për PS, një parti që ka punuar për integrimin e vendit, të kthehet në bllokuese të procesit. “Votimi unanim për ndryshimin e kushtetutës nga deputetët e Ramës nëse do të pengojë çeljen e negociatave për Shqipërinë mund të rezultojë turpëruese për PS-në. Të humbasësh mundësinë e çeljes së negociatave gjatë presidencës gjermane është pa përgjegjshmëri kryeministrore ndaj prioriteteve jetike të kombit shqiptar. Shtatori do të jetë një test konkret dhe real për Ramën, në qoftë se si gjithmonë do të vendos interesat e vendit mbi interesat e mbijetesës së tij personale”,- deklaron Arben Malaj.

Që nga nisja e pandemisë keni kritikuar qëndrimet e qeverisë lidhur me masat ekonomike. Gati gjashtë muaj pas nisjes së pandemisë cilat janë problemet më kryesore të ekonomisë dhe çfarë duhet të bëjë qeveria?

Kontributi i parë si studiues ishte reagimi profesional kundër kërcënimit të Ramës drejtuar gjithë shqiptarëve vetëm pak ditë pas hapjes së ekonomisë pas disa muaj mbyllje, se po nukzbatuat masat “unë” ju mbyll prapë. Rama e keq manaxhoj pandeminë se u bazua tek arroganca dhe jo tek ndërgjegjësimi i popullatës. Aq flagrant ishte mentaliteti arrogant i Ramës përballë pandemisë sa nxori edhe blindat ushtarake në rrugët e kryeqytetit, veprimqë nuk e bëri as Lukashenko. Nuk e bënë as liderat diktatorial në Amerikën Latine apo presidenti indonezian. Në kulmin e debatit për të qartësuar strategjinë më të mirë të bashkëjetesës së hapjes së ekonomisë dhe reduktimit të pasojave te covid-19, publikisht i rekomandova qeverisë “Rama” se qeveria duhej të synonte ndërgjegjësim dhe bashkëpunim maksimal me publikun për respektimin strikt të protokolleve shëndetësore.

Qeveria duhet të maksimizonte mbështetjen për shëndetësinë me logjistikën dhe burimet financiare te nevojshme duke rritur numrin e testimeve, për të njohur gjendjen reale si parakusht për ta ndryshuar atë. Qeveria duhet të qartësonte që në fillim protokollet mbrojtëse dhe masash imponuese, për të gjithë duke filluar nga institucionet publike në arsim, shëndetësi, administratë publike në qeverisjen qendrore dhe vendore, bizneset dhe çdo individë.

Lidhur me paketat mbështetëse për të papunët, për të varfrit dhe për biznesin kishte pa qartësi, sponanitet dhe mungesë efektiviteti. Vendet e ndryshme e kushtëzuan mbështetjen përkompanitë private për punësimme kushtin që kompanitë të mbanin jo më pak se 80-85 % të punonjësve në punë. Sepse nga pikëpamja sociale dhe ekonomike lufta më efikase kundër papunësisë dhe varfërisë është punësimi, i cili rritet edhe në tregjet e reja të punës. Të varfrit u braktisën tërësisht, paketa 40.000 lekë për të varfrit ishte e papërfillshme dhenuk e zbuti varfërinë. Rritje evarfërisë po ushqen braktisjen masive të vendit. Paralajmërimet e revistës prestigjioze “The Economist” parashikojnë se brenda 30 vite popullsia e Shqipërisë do të tkurret me rreth1 milion vetë ose 26% të saj.

Bujqësia gjatë pandemisë u braktis totalisht. Qeveria e “Çuçit” nuk paraqiti asnjë paketë lehtësuese dhe mbështetëse për bujqësinë, agrobiznesin dhe agro-përpunimin. Braktisja e fshatit dhe braktisja e të varfërve janëburimet kryesore që po ushqejnë varfërinë dhe nxisin braktisjen e vendit. Sipas studimeve të FMN-së dhe një studimi specifik të financuar nga Fondacioni Soros në Shqipëri, mbështetja e qeverisë “Rama” në raport me GDP-në, rezulton më e vogël dhe me pak efektivese vendet e tjera. Kjo edhe për një fakt specifik, sepse rritja e borxhit do të detyronte çdo kryeministër të përgjegjshëm të rishikonte dhe riskedulonte financimin në miliarda eurotë partneriteteve publike private preferenciale (4P), do të imponontereduktim të financimeve buxhetore të 4P-ve dhe do të rialokonte fondet buxhetore drejt financimit adekuat të shëndetësisë, dhe të paketave në ndihmë të papunëve, të varfërve dhe bizneseve.

Pikërisht nga padija dhe mentaliteti arrogant ishefit dhe djemve/ministravetë tijproblematikë u mbështetën 4P-të, por u braktisën shqiptarët të cilëtnuk e përballojnë dot efektin vrastar të “tërmeteve të varfërisë” që vrasin po aq sa tërmetet e“fitoreve elektorale”.

Institucione ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për borxhin publik. Me këto ritme cili është parashikimi për ekonominë e vendit?

Të gjitha vendet e prekura nga pandemia do të kishin rritje të borxhit publik. Vendi ynë i prekuredhetërmeti 2019 dhe nga keq qeverisja 7-vjeçare, ka një risk më të madh që të ketë një rritje borxhi më të lartë dhe tëpa shëndetshëm. Në periudha krize kur konsumi dhe investimi privat janëreduktuar ndjeshëm, qeverisë i mbetet përgjegjësia që me politika monetare lehtësuese dhe politika fiskale ekspansioniste të ndal rënien e përshpejtuar të ekonomisë dhe të ndihmoj ringritjen e saj. Duke ulur koston e parasë në ekonomi, duke ulur koston e deficiti buxhetorë dhe tëborxhit publik, duke financuar ekonominë në tërësi dhe qeverinë në veçanti me një kosto sa më të ulët të parasë, ndalet rënie e madhe e ekonomisë dhe ushqehet ringritjen e saj. Shumë të rëndësishme konsiderohen reformat strukturore pro rritjes së produktivitetit dhe punësimit, të cilat rekomandohen që të qartësohen, prioritarizohen dhe të fillojnë të implementohen që gjatë periudhës së krizave. Ndërsa reduktimi i krizave politike dhe eliminimi i vonesave në procesin integrues kanë një rëndësi influencuese në reduktimin e pasigurive dhe të paqartësive, pa reduktimin etë cilavekërkesa agregate në ekonomi mbetet e dobët, ndërsa miliardat e hedhura në ekonomi dështojnë në objektivat e tyre për një rritje më të lartë, gjithëpërfshirëse dhe të shëndetshme. Vetëm rritja ekonomikee shëndetshmendihmon në rikthimin e qëndrueshmërisë së financave individuale, biznesit dhe të buxhetit të shtetit.

Ndjesë që nuk i jap dot përgjigje pyetjes se sa miliardë dollarë apo eurodo të rritet borxhi ynë publik. Kjo sepse qeveria “Rama” ka dëmtuar rëndë saktësinë dhe kredibilitetin publik të shifra kryesoretë ekonomisë dhe në veçanti shifrat realetë financave publike, ku deficiti dhe borxhi publik janë tregues të rëndësishëm të risqeve, qëndrueshmërisë të financave publike.Por ndërsa nuk marr përsipër përgjegjësinë profesionale të jap një parashikim përdeficitin dhe borxhin publik, ndjej përgjegjësi të tentoj të qartësoj se: (I) rritje e detyrimeve të pa paguara nga buxheti, nga bashkitë nga institucionet publike buxhetore apo jo buxhetore është një borxh i fshehur dhe për më keq është një borxh që financon keq qeverisjen. (II)rritja e detyrimeve vjetore dhe afatgjatë të partneriteteve publike private preferenciale (4P) është një kërcënim tjetër për borxhin e lartë që Rama do të lë trashëgim e që konsiderohen borxhe jo të shëndetshme, pasi përzgjedhja e këtyre projekte dhe kostot e rënda të tyre janë influencuar nga preferuesit e shefit dhe jo nga konkurrenca e lirë e tregut; (III) mosrregjistrimi në kohë dhe i saktë i detyrimeve për punime të kryera në avancë është një tjetër element që do ta rrit borxhin e vendit tonë në nivele kërcënuese; (IV) duhet të mbajmë parasysh edhe dy kosto tepër të rënda për taksapaguesit shqiptarë, që janë(a) vendimet e gjykatave ndërkombëtare për veprime jo ligjore, jo të përgjegjshme, arrogante dhe të babëzitura që qeveritarët kanë ndërmarrë kundër kompanive të ndryshme private dhe (b)jo më pak të rënda janë kostotqindra milionë euro të pushimeve abuzive nga puna. Kjo sëmundje e tranzicionit tonë, pa qëndrueshmëria dhe mungesa e profesionalizmit e administratës publike, vazhdon të dëmtoi cilësinë qeverisëse të vendit ku specialistët dhe ekspertët me eksperiencë dhe të trajnuar zëvendësohen me militantët partiake. Kjo u kushton rëndëtaksapaguesvejo vetëm shqiptarë, pasiqindra milionë euro vendime gjykate për pushime të paligjshme nga puna vazhdojnë të paguhen. Detyra e para e qeverisë së re do të jete qartësimi i shifrave të borxheve të pa njohura dhe të vendos përpara përgjegjësisë ligjore shkelësit dhe abuzuesit me financat publike.

Pak ditë më parë ngrinit shqetësimin e ndalimit me ligj të koncesioneve një vit para zgjedhjeve. Pavarësisht kritikave ndaj modelit të koncesioneve, qeveria thotë se ato kanë sjellë zhvillim ekonomik. Sa përputhet ky qëndrim i qeverisë me realitetin?

Partneritet publike private nuk janë një novacion shqiptarë. Ndërsa partneritet publike private preferenciale sipas studimeve edhe të institucioneve dhe qendrave kërkimore ndërkombëtare janë tipike për qeveri të korruptuara dhe të kapura. Këto partneritetenuk janë një mundësi zhvillimi, por kosto të rënda të keq qeverisjeve që u trashëgohen brezave. Kryeministri pak kohë më parë deklaroi i sinqertë se ndjehej i lodhur medonatorët. Pra është i lodhur te thith burime financime që janë pjesërisht grante apo kredi të buta, por rezulton i pa lodhur për të mbështetur çdo 4Pqë i financon 100 %me taksat e rënda të shqiptarëve. Projekte që nuk sjellin ulje të varfërisë dhe rritje të prosperitetit, ushqejnë varfërinë dhe braktisjen e vendit. Kjo do të qartësoj dobishmërinë apo kostot e dështimit të 4P të qeverisë “Rama”, ku asnjë prej tyre deri tani nuk lehtëson, lidh dhe integron ekonominë shqiptare me korridoret rajonale, evropiane dhe globale të zhvillimit.

Qeveria “Rama” kërkon mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e radhës. Çfarë pasojash do të kishte për vendin nëse rilindja mban pushtetin edhe 4 vjet?

Fatkeqësisht 7 vite janë edhe statistikisht të mjaftueshme për të konformuar se Rama ka “dështuar me sukses”. Kryesorja sepse Rama nuk ka formim shtetformues, vepron me spontanitet dhe arrogancë. I përcakton dhe ndryshon investimet publike në mënyrë spontane. Vendos afate spontane për përfundimin e projekteve kur e dëshiron Rama për përfitime elektorale edhe pse çdo investitor ka një kontratë ligjore për afatet e detyrueshme kontraktuale. Emëron, pushon dhe ri-emëron “mercenarë” deri edhe nëpër bashki, duke mbivendosur postin e kryetarit të Rilindjes mbi postin e kryeministrit të vendit. Edhe për mungesë të njohurive baziketë domosdoshme të funksionimit te shtetit dhe të ekonomisë,Rama rrezikon të rezultojë jo vetëm një kryeministër i dështuar.

Duke pasur parasysh krizën ekonomike, konfliktin e ashpër politik dhe problemet me standardet e zgjedhjeve që ka Rilindja, si e parashikoni fushatën dhe zgjedhjet e vitit 2021?

Rilindjame votimin unanim të ndryshmeve kushtetuese në kundërshtim arrogant e pseudo patriotik më kërkesëndashamirëse tëvendeve partnere për të ruajtur frymën e gjithëpërfshirjes, rikonformoj me votë solidare dhe unanime – inspirimin nga lider arrogant dhe jo demokratik. Fushata e Rilindjes në vitin 2021 ka humbur burimin inspirues për shqiptarët, ndërsa Rama duhet të humbasë mundësinë të vjedh me grupe kriminale votat e shqiptareve.Zgjedhjet parlamentare dhe vendore 2017 pa konkurrentë, shkalla e ulët e pjesëmarrjes, shkalla e lartë e votave kundra kandidateve personal të Ramës dhe sidomos numri i pa parashikueshëm i votova protestë, ku votuesit shpreheshim me epitetet denigruese ndaj kandidateve te tij për kryetar bashkie, janë prova të mjaftueshme të kuptohet sefushata e Rilindjes në 2021 nuk do të jetë përsocialistëtapo të majtët, por vetëm për mbrojtjen e Ramës, të ministrave e mercenarëve të tij problematike të shpërndarë në qelizat kanceroze të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, ku janë shpërdoruar qindra milionë dollarë dhe ku është vrarë shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve. Rama do të bëj të pa mundurën për të penguar funksionimin normal të jetës parlamentare dhe politike të Shqipërisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve 2021. Ndoshta në murin e zyrës, në muajt e fundit të qeverisë së tij të dështuar, Ramanë vend te fletëve plotë zhargavina – mund të vendos fabulën e Ezopit se: “Miqësia me njerëzit e ligj përfundon gjithmonë keq”. Rama nuk bashkëqeverisi me socialistët dhe njerëz të mirë, që e duan dhe përkushtohenpër vendin e tyre, por bashkëqeverisi me jo pak individë problematik, në çdo qelizë të qeverisë së tij të korruptuar dhe të kapur, disa prej të cilëve ishin kriminel me apo pavendim gjykate.

Si një nga njerëzit që keni kontribute në Partinë Socialiste, si e shpjegoni fakti që asnjë nga problemet që ju ngrini nuk është më pjesë e debateve të brendshme në PS?

Pak ditë më parë disa ish-figura deri emblematike të republikanëve dolën hapur pro kandidatit demokrat Biden për president të SHBA në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020. Kur media pyeti një ish-governator republikan pse dilte kundër Trump, ai qartësoi se: “Përgjegjësia ndaj vendit tim është më e madhe se besnikëria ndaj Partisë Republikane”. Votimi unanimpër ndryshimin e kushtetutës nga deputetët e Ramësnëse do të pengojë çeljen e negociatave përShqipërinë mund të rezultojë turpëruese për PS-në. Të humbasësh mundësinëe çeljes së negociatave gjatë presidencës gjermaneështë pa përgjegjshmëri kryeministrore ndaj prioritetevejetike të kombit shqiptar.Shtatori do të jetë një test konkret dhe real për Ramën, në qoftë se si gjithmonë do të vendosë interesat e vendit mbi interesat e mbijetesës së tij personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu