Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, i ka bere thirrje qeverise shqiptare te rrise kapacitetet testuese tek popullata si e vetmja rruge per te mbajtur situaten nen kontroll te pandemise.

Ne nje thirrje publike permes rrjetit social, zoti Shehu ben fajtore qeverine shqiptare e cila sipas tij ka deshtuar totalisht me strategjine e ndjekur deri me sot per testimet PCR. Shqiperia mbas muajsh epidemi, direktivash te OBSH e BE, kerkesave te specialisteve, konsiderohet si vendi me numrin dhe llojshmerine e testimeve me te vogel ne Europe-shprehet ish ministri Tritan Shehu.

Postimi i plote ne FCB i zotit Shehu. 

Deshtimi i testimeve, ne themel te deshtimit te pergjithshem!
Shqiperia mbas muajsh epidemi, direktivash te OBSh e BE, kerkesave te specialisteve, ngelet vendi me numrin dhe llojshmerine e testimeve me te vogel ne Kontinent:
Per ato PCR, te cilat mbeten te pa zevendesueshme per masat epidemiologjike, diagnostikimin, trajtimin, konfirmim sherimi, etj dhe qe OBSH i referohet kur kembengul: test, test, test, identifikim, izolim, mjekim.
Per ato serologjike, te rendesishme per te dhena imunologjike individuale a masive orientuese per sot e te ardhmen.
I gjithe ky deshtim lidhet me veprime apo mos veprime te kesaj Qeverie:
1-Hermetizimin e testimeve PCR ne nje laborator ne IShP nga frika e transparences, qe sot me gjithe QSUT nuk kalon 800 ne dite, duke na kthyer ne “Delen e Zeze” per numrin dhe aksesin e popullesise.
2-Bllokimin e gjate talebanesk te te gjithe kapaciteteve laboratorike ne vend ndaj te gjitha llojeve te testimeve, gje qe krijoi pasoja afat gjate.
3-Mos liberalizimi i te gjitha llojeve te testimeve, perfshi dhe serologjiket nga Kromatografike, qofte dhe si orientuese keto etj.
Ne keto kushte me konseguenca te renda per shendetin e jeten e qytetareve, per ekonomine e kolapsin e sistemit shendetesor, duhet te gjithsesi:
a) Te liberalizohen testimet.
b) Te perdoren te gjitha kapacitetet e vendit per tesimet. Ne BE jane mobilizuar edhe ato veterinarike e farmacite sipas llojeve.
c) Ne baze te te dhenave aktuale duhen realizuar reth 5000 teste PCR ne 24 ore nen metodike gratis, te organizuara ne te gjithe territorin, sa me afer popullesise nga struktura publike apo jo publike te subvencionuara. Mjeku i familjes e pediatri te jene determinues.
d) Te fillojne edhe testimet PCR te shpejta.
e) Testimet serologjike, qe jane orientuese te realizohen kudo.
f) Te perdoren edhe testimet imunologjike te shpejta me material virusal si te dhena orientuese.
Por do te ishte tjeter gabim fatal strategjia qe aludon Ministria keto dite, qe keto dy te fundit te zevendesojne testet PCR. Kjo perqasje aktualisht rekomandohet “nga e keqja” vetem per vendet e prapambetura, pa kapacitete.
Ne jemi ne Europe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu