Ish ministri i shendetesise Prof.Dr Tritan Shehu ka kerkuar nga deputetet e maxhorances aktuale, qe te kerkojne ne seancen absurde parlamentare sot, transparencen e ardhjes se 970 dozave te vaksines AntiCovid.
Ne nje status te publikuar zoti Shehu cileson se shteti dhe demokracia bazohen mbi transparencen ndaj dhe qytetaret kane nevoje dhe eshte nje drejta e tyre e pa kontestueshme per tu informuar pasi eshte detyrim themelor.
Statusi i plote i zotit Shehu. 
Ai keshtu kerkon te fshehe skandalin e shperthyer me 970 dozat, apo dhe te tjere ne ardhje:
Kjo eshte nje tentative komike per te “ligjeruar” “kontrabanden” e realizuar me ato vaksina te ardhura pa adrese, pa origjine, pa asnje certificate te domosdoshme per importet e cdo medikamenti, per sigurine medikamentoze, garancine teknike e cilesore, ne kundershtim me ligjet e vendimet.
Po degjoj sot urdhera e kercenime ndaj deputeteve per mos nxjerrjen e “sekretit shteteror” te blerjes se vaksinave duke i trajtuar ata keshtu si “pupace”, kur formalisht ai Kuvend ka 42 te tille, te tjeret shpresoj dhe i inkurajoj qe per dinjitetin e tyre, per detyrimet ndaj elektoratit te bejne transparencen e domosdoshme.
Shteti e demokracia bazohen mbi transparencen, qytetaret kane nevoje absolute per ate, eshte nje drejta e tyre e pa kontestueshme kjo, eshte nje detyrim themelor i deputeteve t’a realizojne.
Jane vetem deputetet e askush tjeter qe mund te vendosin per “seanca te mbyllura” per ceshtje shume delikate (po jo per vaksinat), procedure qe ne te gjitha keto vite demokracie nuk eshte aplikuar asnje here ne Kuvendin tone!
Per te kuptuar absurdin, mjafton te ndiqni seancat e Parlamenteve te vendeve te tjera, edhe te tyre jashte BE.
Aty qeverite raportojne qarte e hapur per kontratat per vaksinat, buxhetin per ato, llojin e sasite e kontraktuara, kohen e ritmet e ardhjes e deri te rruget e menyrat e transportit, infrastruturen e vendit etj etj.
Paraqesin edhe nje “Program Vaksinim” te plote duke e bere publike ate, gje per te cilen insistoi si domosdoshmeri edhe ambasadori i BE.
Kjo eshte demokraci. E jona eshte transformuar ne modelin e Shokut Kim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu