Kristaq Kume, ish Kryetari i KQZ eshte shprehur, se KAS po tregon mungesë vullneti për zbatimin e ligjit.

Ajo c’ka eshte shqetesuese eshte fakti se ky institucion eshte ngritur pikërisht për të shqyrtuar ankesat që kanë subjektet politike mbi zgjedhjet e zhvilluara te 25 prillit.

Ai eshte shprehur, se : ”Duke iu referuar po Kodit Zgjedhor, subjektet që ankimohen, ky Kod u njeh të drejtën edhe në kushtet kur nuk kanë prova por janë vetë fakte, në kushte kur nuk kanë mundësi reale dhe e vërtetojnë që nuk kanë mundësi për të gjetur provat është KAS që duhet ti sigurojë që të gjendet provat.

Ky është një rregull i vendosur në Kodin Zgjedhor i vendosur që në vitin 2012, dhe që jo vetëm duhet shikohet me kujdes, por duhet përdorur si i tillë për të gjithë procesin zgjedhor në përgjithësi.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu