Ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Prof.Dr Tritan Shehu ka pershendetur fitoren e Partise Popullore te Sebastian Kurz ne zgjedhjet e sotme parlamentare te zhvilluara ne Austri.

Zoti Shehu permes nje statusi pershendetes ne rrjetin social FCB zoti Shehu shprehet se vota e sotme ishte shume e rendesishme per Austrine, si dhe nje rikonfirmim i qarte i dominimit ne rritje te Qendres se Djathte ne Europe e renies ne vazhdim te populizmit.
Ne fund ish kryediplomati shqiptar i shpreh urimet partise moter te PD dhe kancelarit te ardhshem austriak Sebastian Kurz.

Statusi i plote ne FCB i zotit Shehu. 

Populloret e Austrise se Kurz, qender e djathte e antare shume te rendesishem te Partise Popullore Europiane, arrijne sot nje fitore te madhe ne zgjedhjet politike te atyshme.
Partia e pare me 37,2% te votave, duke pasur keshtu rrugen te hapur per udheheqes ne koalicionin qeverises e Kurz drejt arritjes perseri te postit te Kryeministrit.
Fpoe, ekstrem e populiste bijen ndjeshem.
Pa asnje dyshim vota e sotme ishte shume e rendesishme per Austrine, si dhe nje rikonfirmim i qarte i dominimit ne rritje te Qendres se Djathte ne Europe e renies ne vazhdim te populizmit.
Urimet me te mira kesaj partie si moter te PD dhe mikut tone Z.Kurz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu