Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vucic per masakren e Recakut te fiksuar 20 vjet me pare, ka ngjallur reagimin e opinionit publik ne Shqiperi e me gjere ku nuk ka qendruar “indiferent” as kryeministri Rama lidhjet e ngushta te te cilit njihen me presidentin serb.

Rama i eshte “kunderpergjigjur” kesaj deklarate sa per te lare gojen, ne antiteze me qendrimin shume te ashper amerikan. Pas gjithe kesaj, ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu, ngre nje pyetje mjaft provokuese per kryeministrin Rama. Valle ky i fundit i qendron fteses se tij ndaj Vucic per takimin e radhes te te ashtuquajturit “Shengen” ne Durres me 21 dhjetor?

Ish kryediplomati, kete pyetje e ka bere publike permes profilit te tij ne FCB disa minuta me pare.

Statusi i plote i zotit Shehu. 

Mbas deklarates se Vucic per masakren e Recakut, Rama duhet te shprehet a i qendron fteses se tij per ta sjelle ate ne Tirane me 21 dhjetor se bashku me projektin “Shengen”!
Kryeminstri, tashme kur 21 dhjetori po afron duhet te sqaroje opinionin shqiptar, Rajonin e partneret ne lidhje me qendrimin e tij ndaj inisiatives se Vucicit per kete forme te “Jugosllavise se Re” nen lidershipin serb, ku Shqiperia eshte pjese dhe Kosova nen hije.
Ndersa reagimi i Rames ndaj deklarates millosheviciane te Vucicit ishte “sa per te lare gojen”, shume larg nga reagimet e ashpra amerikane etj, gje qe te ben te deduktosh se ai i qendron fteses per ate dhe atij “Shengeni”.
Ka ardhur koha qe Rama te pergjigjet per kete ceshtje te rendesishme, kur ne “loje” ka ngelur vetem trioja Vucic, Rama, Zaev me dirigjent Vucicin, i cili nuk nguron te perdore dhe me 2021-shin retoriken e Sheshelit ndaj atyre krimeve mostruoze, tashme qe Serbia jo vetem nenshkruan me Unionin Euroasian, por dhe ndersa NATO flet me shqetesim per nje afrim te metejshem te saj me Rusine.
Rama, pavaresisht nga fatkeqesite qe vendi ka pesuar keto jave nuk mund te fshehe te tilla “projekte” te rrezikeshme mbas tyre, per t’i vendosur pastaj ato mbi tavoline e per t’i bere fakt te kryer me 21 dhjetor, duke demtuar keshtu interesat tona edhe procesin e integrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu