Ish ministri i jashtem shqiptar Tritan Shehu, denon me force orjentimin drejt Serbise te Shqiperise me autor kryeministrin shqiptar.

Ky i fundit ndodhet ne Novi Sad te Serbise ne kuader te nje takimi trilateral me lideret e Serbise, Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut. Per zotin Shehu Rama kerkon qe te zevendesoje integrimin europian te Shqiperise, drejt Beogradit duke e injoruar aspiraten e shqiptareve per te qene pjese e Europes Perendimore.

Askush mos te mendoje se shqiptaret mund mashtrohen deri ne ate pike sa Beogradin ta marrin per Bruksel dhe BE mund ta shkembejne me hapesirat lindore-eshte shprehur me force ish ministri i jashtem Shehu pergjate nje postimi ne rrjetin social FCB. 

Statusi i plote i zotit Shehu. 

Sot Rama ne Serbi kerkon te “zevendesoje” Brukselin me Beogradin.
Te flasesh per “Shengen” ballkanik tashme eshte mashtrim, qytetaret tane levizin lirshem ne Rajon.
Mini “Shengeni” ballkanik eshte vetem nje kamuflim trashanik i nje forme “Beneluxi”, ide vjeter kjo e atyre qe duan ta mbajne Rajonin tone larg BE, duke ringjallur endren serbe te Jugosllavise se Re e ofruar neve Lindjen.
Mbasi Shqiperia humbi ne keto 6 vite rolin lider ne Rajon si faktor stabiliteti e qender referimi, mbasi Rilindja ndihmoi qe ky rol t’i kaloje Serbise, me kete inisiativen e fundit kjo kerkon edhe ta “zyrtarizoje” kete, duke u sinkronizuar me te gjithe ata qe mendojne se nuk mund te kete nje Ballkan Perendimor stabel pa Serbine ne qender te tij.
Askush mos te mendoje se shqiptaret mund mashtrohen deri ne ate pike sa Beogradin ta marrin per Bruksel e BE mund ta shkembejne me hapesirat lindore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu