Ish ministri i jashtem ne vitet ’90 Tritan Shehu kerkon seriozitet dhe transparence nga qeveria shqiptare per takimin e paralajmeruar mes kryeministrit Rama dhe kreut te Shtepise se Bardhe Donald Trump ne New York ne kuader te sesionit te ri te OKB.

Zoti Shehu shprehet se Kryeministria duhet te leshonte nje deklarate apo njoftim zyrtar per takimin Rama-Trump dhe detajet qe u diskutuan aty (nese pati takim), kush ishin prezent, ku u zhvillua, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan etj. Madje zoti Shehu ka sjelle si shembull, nxitimin e deklarates zyrtare te Kryeministrise pas takimit te Rames me homologun grek Mitsotakis.

Keto kerkesa zoti Shehu, i ka bere prezente ne statusin e tij ne FCB.

Ne kulmin e fushates pompoze “antitermet” te kesaj qeverie, kryeministri u largua me urgjence drejt selise se OKB ne New York, ku sipas deklarates se bere do te takonte Presidentin Trump.
Me tej deklaroi qe “takimi” u realizua dhe botoi nje foto me Presidentin amerikan….por vetem kaq, megjithese cuditerisht u tha qe gjithcka do shpjegohet ne vazhdim.
Pa asnje dyshim nje takim i tij me Presidentin Trump do te ishte nje ngjarje e shenuar per vendin tone, per marredheniet me kete partner Gjeostrategjik, por edhe per Rajonin ne teresi.
Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashtme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte prezent aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!
Kjo praktike e detyrueshme dhe etike eshte ndjekur jo vetem per nje te tille takim te shume mirepritur e te rendesishem, por edhe per te tjere, psh nje njoftim i tille zyrtar megjithese i cunguar, u be normalisht edhe per takimin me Kryeministrin e Greqise.
Fatkeqesisht deri me sot kur kane kaluar disa dite, ka vetem heshtje te pa justifikuar, qe ne realitet mund te interpretohet gabimisht edhe si nje mos vleresim i Kryeministrit tone per ate “takim”!
Ndersa ne listen e Shtepise se Bardhe te takimeve te Presidentit Trump ne kete sesion te OKB nuk figuron asnje takim me Kryeministrin tone.
Opinioni yne eshte ne pritje te nje sqarimi zyrtare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu