Ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu, ne nje analize rreth zhvillimeve te fundit ne marreveshjen e arritur ne zyren ovale te presidentit Trump, komenton rolin e kryeministrit shqiptar Rama. Per zotin Shehu Rama dhe Vucic ne te ashtuquajturin “Shengen Ballkanik” e paten lene Kosoven ne hije ne baze te marreveshjes se Nishit ndersa pardje presidenti Trump e imponoi si identitet te pavarur, krejt e kunderta nga strategjia e Vucic te propklamuar me zell nga kryeministri shqiptar.

Postimi i plote ne FCB i ish kryediplomatit Tritan Shehu. 

Rama me mareveshjen e Washingtonit si “hajduti qe bertet kapeni hajdutin”!
Do te ishte me mire qe Kryeministri mbasi ta pershendeste ate mareveshje te mos tentonte ta perdorte per polemika, por nuk ke cfare ben kur te “djeg”!
Duke degjuar dje Z.Rama qe morri “guximin” per te mbrojtur te pa mbrojteshmen dhe te akuzoje te pa akuzueshmit nepermjet asaj, kur i vetmi qe mund te akuzohet eshte ai vete, dua t’i them:
—Se pari ato elemente te diskutueshem aty jane pasoje e politikave te tij te mbrapshta, qe ne keto vite zbehen pozicionin e Shqiperise, lidhjet tona me Perendimin e aleatet kryesore, duke i kaluar Vucic rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.
—Ju po falenderoni me te drejte sot Presidentin Trump, por mos harroni cfare keni thene per ate duke tentuar te interferoni ne ate vend, epiqender e demokracise, si dhe “hijet” qe mund te kene lene ato veprime aventureske.
—Nqs aty flitet per “Shengenin Ballkanik”, nuk flitet per ate inisiative te Vucicit tellalli i se ciles ju u bete. Ndryshimi thelbesor eshte se ju dhe Vucic ne mareveshjen e Nishit e late ne hije Kosoven duke e futur tek entiteti i “Jugosllavise se Re”. Presidenti amerikan e imponoi ate si identitet te pa varur, dhe kjo eshte krejt e kunderta e programit Vucician te proklamuar nga ju.
—Z. Kryeminister, ju si struci anashkaloni gjithashtu dicka thelbesore aty, ju vertet mendoni se ne ate mareveshje u futen rastesisht maredheniet diplomatike Kosove-Izrael, denimi i Hezbullahut, u deklarua hapja e ambasades kosovare ne Jeruzalem apo transferimi i asaj serbe po aty? Nga sa me kujtohet ishit ju qe denuat ShBA me vote per keto inisiativa e te ngjashme, duke krijuar edhe zullume te tjera te rrezikeshme.
Besoj nuk i keni haruar…ne Washington nuk i harojne!
—Dhe tashti se fundmi desheroj tju pyes, po ju a do ta vendosni ambasaden e Shqiperise ne Jeruzalem?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu