Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka qene e shoqëruar nga avokati i saj.

Sonila Qato mëngjesin e sotëm ka hyrë në ambientet e SPAK, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, nëse marrja në pyetje lidhet me detyrën e parë si Ministre e Shtetit në qeverinë socialiste apo me atë si drejtoreshë e ARRSH.

Kujtojme se në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Konkretisht sipas KLSH, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë $ i cili u anulua në gusht 2019.

Qato u dorëhoq nga detyra në shtator 2019.