“Perlat” e ‘Rilindjes’ nuk kanë të mbaruar.

Pas një liste të gjatë me emra, të kryesuar nga Elisa Spiropali, në radhët e “të lajthiturve” ka hyrë edhe deputeti në rrethin e Sarandës, Alket Hyseni.

Së fundmi, ai i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij në “Toptalk” ku u shpreh se edhe Japonia e SHBA-ja, dy nga vendet më demokratike të botës kanë probleme me vjedhjen e zgjedhjeve.

Nuk e dimë në çfarë momenti ishte deputeti, por ja që e tha. Hyseni deklaroi: Para pak ditësh u njohëm me një lajm që ish Ministri i Drejtësisë në Japoni është dënuar për blerjen e votave gjithashtu dhe në SHBA ka probleme me zgjedhjet.

Sa herë që personazhet e politikës kapen në këtë situatë, përpiqen të gjejnë justifikime duke u krahasuar me vendet e tjera të botës, por mesa duket pa e përdorur logjikën.

Në SHBA dhe Japoni, mund të ketë incidente të ndryshme për çështjen e votave, por asnjëherë nuk është përfolur që ato të kenë ndikuar në verdiktin final. E ndër të tjera duhet theksuar se lidhur me këto incidente, drejtësia atje ka bërë punën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu