Ish deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim per Qarkun Gjirokaster Vangjel Tavo, me rastin e Pashkeve Ortodokse ka uruar te gjithe banoret e Qarkut Gjirokaster, si edhe te gjithe emigrantet.

Ne nje shkrim-urues ne fb Tavo ka kujtuar edhe ditet e veshtira ne te cilen po kalojme si edhe shpresen, aq te nevojshme per te gjithe.

Per me shume ndiqni te plote urimin e tij:

Të gjithë besimtarëve ortodoksë i uroj nga zemra “Gëzuar Pashkën – Krishti u ngjall – Ai vërtetë u ngjall!

Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjithë banorëve të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës, Libohovës, Memaliajt, miqve e të afërmve tanë emigrantë i uroj nga zemra: paqja e Perëndisë qoftë me ju! Dhe në këto ditë të vështira për mbarë botën dora e Tij qoftë si mburojë për të gjithë ju dhe familjet tuaja.

Kjo ditë është dita e ringjalljes dhe e shpresës së madhe. Krishti u ngjall, u ngjall në të vërtetë, dhe kjo është shpresa që na jep forcë të gjithëve duke sjellë dritë mbi jetën, familjen dhe mbarë vendin tonë.

Gëzuar Pashkën, miqtë e mi.

Krishti u ngjall – Vërtetë u ngjall!

VT

Fotografia e Vangjel Tavo - Faqja Zyrtare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu