Qeveria shqiptare po fsheh paaftesine e vet per menaxhimin ndaj rrezikut te prekjes se popullates nga Koronavirusin. Ish kreu i shendetesise shqiptare Tritan Shehu ka vene alarmin per rrezikun qe i kanoset popullsise shqiptare nga Koronavirusi. Zoti Shehu ka riperseritur edhe nje here apelin e tij te dikurshem qe ne Qarkun e Gjirokastres nuk ka nje reanimator apo anestezist cka eshte nje katastrofe e vertete.

Ne nje status te gjate ne rrjetin social FCB, zoti Shehu shprehet se te ashtuquajturit 36 tamponet negative per Koronavirusin nga nje laborator nuk tregon asgje dhe kjo behet ne kushtet qe popullsia te besoje nderkohe qe fshihet kolapsi ne sistemin shendetesor.

Postimi i plote i ish deputetit Shehu. 

“36 tampone” negative per Koronavirusin prej nje laboratori nuk tregojne asgje!
Qeveria fsheh pa aftesine e saj, duke thene indirekt se ne Shqiperi nuk ka Koronavirus, kjo me kujton sloganin e dikurshem “Jemi shkemb graniti”!!
Dhe duan te na bejne ta besojme kete per te fshehur kolapsin e sistemit shendetesor qofte per te identifikuar te prekurit, deficitet e medha ne burrime financiare, njerezore, teknike e materiale, mos pregatitjen per te perballuar epidemi ndaj te cilave ne jemi te ekspozuar si dhe vendet e tjera, se paku fqinjet.
Dhe me tej Task vazhdon te mburret: “Nuk kemi asnje person ne karantine”!!!
Qesharake, per te pasur te tille duhen se paku dy kushte: Te kesh karantinen dhe te mund te diagnostikosh!!
Duhet te jemi te qarte, Check up shkaterroi kujdesin paresor dhe laboratoret e tij, deri ne funksionet baze, gje qe shprehet edhe me pa fuqine diagnostike.
PPP e laboratoreve ne spitale i kane “shkeputur” ata nga kerkesat komplekse duke thermuar spitalin, pra demtuar aktivitetin, autonomine e rolin e shtetit, vecanerisht per situata te tilla, me te cilat mjekesia eshte e mbushur.
Per te mos folur per parandalimin, edukimin shendetesor, qe vazhdojne ne “gjume te thelle” e deri te terapite intensive bosh ne mjeke e mjete.
Sa per ilustrim, aktualisht Qarku i Gjirokastres eshte pa asnje anestezist-reanimator!
Ne keto kushte duhet vetem te shpresojme….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu