Ish deputeti i PD Tritan Shehu ka riperseritur qendrimin e tij te njohur tashme, se vetem nje levizje e gjere popullore dhe nje reagim solid i popullit, do te mund te rrezoje Edi Ramen dhe pushtetin e tij nga froni i qeverisjes.

Permes nje statusi ne FCB, zoti Shehu ka sjelle si shembull largimin pa bilete kthimi drejt Meksikes, te ish presidentit bolivian Morales fill pas rezistences se madhe popullore qe solli si produkt dorezimin e tij pa kushte.

Postimi i plote ne FCB i zotit Shehu. 

Shqiptaret e dine se presidentin e Bolivise populli e “dergoi” azilant ne Meksike!?
Mbasi Morales deformoi procesin e votimit bolivianet protestuan per jave te tera, pa nderprerje e te vendosur pikerisht per vendosjen e demokracise aty.
Rezultati i kesaj rezistence popullore eshte ne foton e meposhteme, nisja e Morales neper nate me avion per ne Meksike pa bilete kthimi.
Kur populli “leviz” nuk ka force qe ta ndaloje, por duhet te “levize” me fuqine e tij per te mbrojtur pikerisht te sotmen e te ardhmen e vet.
Ky eshte nje parim universal per vendosjen e mbrojtjen e demokracise kur institucionet nuk duan apo nuk mundin ta sigurojne kete.
Atehere eshte fjala e “sovranit” qe “ben ligjin”.
Ky parim eshte i vlefshem edhe per shqiptaret, askush nuk duhet ta harroje kete, autokrate dhe te vuajtur, te paret per te mos ta trashur zullumin, te dytet per te qene koshient se si mund ta kepusin ate kur trashet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu