Pas ndeshjes së barazuar me Teutën, trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas është shprehur se kërkoi fitoren megjithatë duhet pranuar barazimi. Në prononcimin për Supersport, tekniku grek theksoi me ironi se arbitri i ndeshjes ishte i zgjuar pasi lejonte lojën e shpejtë në avantazhin e Teutës edhe në një moment i dha topin ekipin durrsak.

Objektivi i arritur? “Kështu si shkoi ndeshja, edhe me aksioni e fundit që humbëm mundë të them se doja fitoren, por luanim me një ekip të fortë. Edhe rezultatin do e pranojmë.

Pika shton shanset për mbijetesë? Prandaj jam i mërzitur se doja tre pikë dhe jo një pikë, do e pranojmë barazimin por dua pikët e plota në ndeshje të tjera. Që të jemi afër qëllimit që kemi vënë duhet të marrim të paktën edhe shtatë pikë, nuk dua të them më shumë se ka eufori më pas.

Deri në fund të fazës së tretë duhet të marrim pikët që përmenda që në janar të bëjmë një merkato të mirë dhe të kalojmë disa ekipe që të qëndrojmë në kategori. Kushdo që të jetë këtu duhen përforcimi në ekip. Ekipi është i tifozerisë dhe i falënderoj që ishin të pranishëm. Dua të ketë respekt për këtë ekip historik se ky ekip i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Të ketë më shumë respekt, nuk flas për arbitrat. Por, dua ti jap nderime arbitrit se ishte i zgjuar ka bërë dhe një meritë se i dha topin Teutës që ta luante topin shpejt-u shpreh Marantas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu