Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit.

Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.