Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, kërkon të lirohet nga qelia.

Bllako, u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë “arrest në burg” të marrë nga Shkalla e Parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Bllako pretendon se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale prej tij dhe nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë si ajo e “arrestit në burg”.

Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.