Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ngritur zërin sot për rrezikun që i kanoset vendit nga largimi në masë i shqiptarëve dhe ulja e lindshmërisë. Alarmi i Presidenti është nxitur këtë radhë nga projeksioni dekurajues që OKB-ja ka nxjerrë për popullsinë në Shqipëri deri në vitin 2100, me një ulje deri në 30-40%, cituar nga “Monitor”.

Presidenti Meta në Facebook: 

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu