Koronavirusi, COVID-19 dyshohet se erdhi nga ngrënia dhe tregtimi i kafshëve të egra në Wuhan, Kinë. Për të luftuar këtë virus të frikshëm që po prek të gjithë vendet e botës, shkencëtarët kinezë kanë propozuar të përdorin një ilaç të ri, të prodhuar nga pjesë të kafsheve të egra. Si për ironi të fatit, kinezët propozojnë këtë antibiotik edhe pse dyshohet se virusi COVID-19 u “lind” nga konsumimi i mishit të kafshëve të egra.
Në listën e ilaçeve të propozuara në Kinë, gjendet edhe ky antibiotik i cili është pritur me shumë kritika nga popullata dhe ekspertët. Pavarësisht dyshimeve, vlen për t’u theksuar se burimi i koronavirusit të ri, është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por shkencëtarët kinezë mbrojnë teorinë se ky virus vjen nga ngrënia e lakuriqve, gjarpërinjëve, minjve etj, kafshë e zvarranikë të cilët shiteshin në tregun e Wuhan.
Ilaçi quhet “Tan Re Qing”, dhe është një zgjidhje e prodhuar nga kompania farmaceutike “Shanghai” duke ndjekur teoritë tradicionale të mjekësisë kineze. Daily Mail shkruan se ilaçi është bërë nga pluhur i mëlçisë së ariut, brirë dhie dhe tre llojë bimësh. Ilaçi mund të trajtojë pacientët me sëmundje të frymëmarrjes, përfshirë pneumoni, bronkit akut dhe bronkit kronik. Në fillim të këtij muaji, qeveria rekomandoi ilaçin, dhe së bashku me gjashtë produkte tradicionale të mjekësisë kineze do të mjekonin pacientët e prekur nga koronavirusi.