Një shqiptar është shndërruar në hero në Francë. Bëhet fjalë për të riun Roland Aliu i cili ka shpëtuar jetën e një fëmije 8-vjeçar.

Media në Francë raportojnë se shqiptari është futur mes flakëve në një apartament që ishte përfshirë nga zjarri dhe ka mundur të nxjerrë fëmijën jashtë.

Banorët e lagjes e kanë cilësuar si një person të guximshëm në Trois Cités de Poitiers dhe e kanë falënderuar për aktin që ka bërë. Ndërkohë mediat shkruajnë se shqiptari i është refuzuar disa herë leja e qëndrimit në Francë.