Dy ditë më parë një askident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Humelicë të Gjirokastrës ndërsa ende nuk është bërë identfikimi i tij si dhe interesimi i familjarëve pranë autoriteteve shtetërore.

Policia e Gjirokastrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës së aksidentit që ndodhi para dy ditësh pranë fshatit Humelicë.

Për këtë janë publikuar fotot e tij nga kamera e sigurisë së një lokali ku ai ka qenë.

Viktima është rreth 50 vjeç dhe u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Vlorë-Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë fshatit Humelicë. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e autobusit, shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu