Një 30 vjeçar me banim në Gjirokastër është proceduar penalisht, pasi i është gjendur në makinë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e policisë u referuan materialet në Pokurori për shtetasin H. Ç., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu