Ndalohet një automjet me lëndë narkotike në Qafë-Botë. Mjeti drejtohet nga shtetasi Arsen Hoxha, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten drejt Greqisë.

Brenda mjetit dyshohet të jetë një sasi e konsiderueshme marijuane. Mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim.

40 vjeçari është arrestuar edhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinësh në Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu