Politikani nga Kosova Behgjet Pacolli feston 69-vjetorin. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar një dhuratë që ka marrë në rastin e ditëlindjes së tij. Pacolli shkruan se në qytetin e Sarandës është realizuar një bust për të. Ai shtoi se ky është një nder i madh për të sot dhe falënderoj nga zemra ata që e realizuan këtë bust.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!” shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu