Luftetari eshte mundur thelle me rezultatin 4-1 nga Kukesi ne stadiumin “Roza Haxhiu” te Lushnjes. Ishte Et’hemi ai që hapi serinë e golave në minutën e 2-të, ndërkohë që në minutën e 26-të, ishi i gjirokastriteve Shkurtaj dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të verilindorëve.

Në pjesen e dytë të lojës, ishin përsëri kuksianët që realizuan në minutën e 51-të me 11 metërsh me anë të ishit tjeter te Luftetarit, Rrocës. Gjirokastritët provuan ta hapnin sfidën me anë të Çelës që realizoi në minutën e 56-të, por vetëm kaq, pasi në minutën e 63-të, perseri ishi-Shkurtaj shenon perseri, duke vulosur gjithçka ne shifrat 4-1.

Pas javes se 9, qe perkon edhe me perfundimin e Fazes se Pare te Superliges Shqiptare, gjirokastritet e Luftetarit renditen ne vendin e parafundit me 6 pike. Javen e ardhshme Luftetari do ndeshet ne fushen e vet me kryeqytetasit e Tiranes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu