Laçi ka arritur të fitojë në Gjirokastër kundër Luftëtarit me rezultatin 0-2, megjithëse me vështirësi. Luftëtari ka treguar se do bëjë lojën e saj deri në fund, përtej renditjes. Pas ndeshjes është prononcuar edhe trajneri i ri i gjirokastritëve Neritan Novi. Ketij te fundit i vjen keq që skuadra e tij mori këtë humbje në ndeshjen e tij të parë në drejtim e bluzinjve. Per Supersport Novi shprehu keqardhje per humbjen ndaj Laçit.

Deri në minutën e golit të parë luajtëm në një nivel me Laçin. Shpresat e Luftëtarit janë të vogla, por ne jemi të detyruar ta respektojmë kampionatin dhe do vazhdojmë deri në fund. Këtu askush nuk do e ketë të lehtë të fitojë. Unë nga presidenca e ekipit këto ditë më kanë komunikuar të vazhdoj të drejtoj ekipin sepse nuk kemi rënë akoma nga kategoria-përfundoi Novi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu