Tanimë dihet se shumë njerëz e kalojnë pa probleme koronavirusin e ri. Po ashtu dihet se shumë njerëz që kanë probleme shëndetësore të mëparshme rrezikojnë më shumë se të tjerët. Nëntë nga dhjetë raste që kanë ndërruar jetë, ishin pacientë me probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë, ka një tjetër faktor risku domethënës për koronavirusin, por për të cilin nuk flitet shumë. Bëjet fjalë për peshën dhe obezitetin.

Sipas Daily Mail, të dhënat sugjerojnë se dy të tretat e pacientëve me koronavirus në Britaninë e Madhe, të cilët janë të sëmurë rëndë, janë ose mbipeshë, ose obezë.

Po ashtu një tjetër studim i ngjashëm në Nju Jork tregoi se pas moshës, një tjetër faktor i rëndësishëm për sëmundjen është obeziteti.

Ndërkohë që obeziteti është një problem madhor nëpër shoqëri sot, ekspertët kanë nisur të bëjnë thirrje që njerëzit të bien në peshë si mënyrë për të luftuar virusin.

Neil Ferguson, epidemiologu që këshillon qeverinë, thotë se njerëzit duhet të kujdesen për shëndetin e tyre. “Duhet të humbasim peshë dhe të qëndrojmë në formë,” paralajmëroi profesori i Imperial College London.

Nisur nga fakti se njerëzit në izolim janë më të prirur që të konsumojnë ushqim dhe të shtojnë në peshë, thirrjet e ekspertëve janë më të forta. Sipas tyre, pesha e tepërt e bën më të vështirë frymëmarrjen, duke reduktuar oksigjenin për organet vitale. Kjo shton rrezikun që bakteret dhe mikrobet të rriten të pashqetësuara në mushkëri, duke sjellë pneumoni.

Sa më shumë shtohet pesha, aq më shumë vështirësohet frymëmarrja.

Edhe në pandeminë e gripit në vitin 2009, pesha ishte një faktor i rëndësishëm. Në SHBA, vendi me problemin më të madh të obezitetit, pati më shumë viktima. Ndërkohë në Japoni, ku shumë pak njerëz janë obezë, nuk pati fare viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu