Trupi i mjekut të njohur Isuf Kalo ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë, Shqipëri. I njohur dhe si mjeku i diktatorit Enver Hoxha, Kalo ndërroi jetë në disa ditë më parë në Kopenhagen të Danr të nderuar emrin dhe kontributin e tij shkencor, në Akademinë e Shkencave do të bëhen homazhe ditën e Premte nga ora 10.00 deri 13.00. Fjala e përcjelljes do të mbahet nga anëtari i Akademisë Prof. Anesti Kondili në orën 11.00.

Mesditën e së shtunës, mjeku Isuf Kalo do të prehet në Luzat të Tepelenës, vendlindja e tij.

Profesori dhe autori i disa librave mjekësor e jo vetëm, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 80 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Isuf Kalo po qëndronte prej disa muajsh në një spital jashtë Shqipërisë, në gjendje jo të mirë shëndetësore, derisa ndërroi jetë pasditen e 19 janarit.

Kalo gëzonte respektin e të gjithë kolegëve, gjithashtu edhe atë të studentëve të tij në “Universitetin e Mjekësisë” ku prej vitesh jepte mësim. Ai do të prehet në varrezat e fshatit Luzat, ashtu siç kishte lënë amanet para se të mbyllte sytë.