Ish kreu i Anestezi-Reanimacionit shqiptar Mihal Kerci, ka nderruar jete disa ore me pare ndonese nuk kane munguar perpjekjet e kolegeve te tij per t’a mbajtur mes te gjalleve.
Kjo humbje ka shokuar koleget dhe mjekesine shqiptare ne pergjithesi dhe njeri prej tyre i ka dedikuar shkrim me nota dhimbjeje dhe keqardhjeje.
Prof.Dr Tritan Shehu permes rrjetit social FCB, e ka quajtur diten e sotme zi per mjekesine shqiptare e sidomos per anestezistet dhe reanimatoret.
Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB. 
Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!
Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!
Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!
Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.
Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!
Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….
Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne teresi.
Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!
Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu