Nje i ri nga Tepelena humb jeten ne nje aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.

Automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjosë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi i ri. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në ambjentet e Policise Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu